Deschamps pas shortit: Një grup i hekurt? I lumtur që kthehem në Itali
“Ekipet në Ligën A janë të gjitha të forta, ka 4 grupe cilësore. Personalisht, jam i lumtur që kthehem në Itali për t’u përballur me të kaltërit. Do të jenë tri ndeshje të nivelit të lartë për secilën skuadër”.
Kështu, trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve.
“Një grup i hekurt? Po, por për të gjithë. Ky kompeticion do të vijë pas Kampionatit Evropian dhe të gjithë trajnerët aktualisht janë të fokusuar në përgatitjen për turneun në Gjermani. Në shtator nisim këtë edicion të ri me shumë ambicie dhe kur të fillojmë të gjitha skuadrat e mëdha do mendojnë se si të shkojnë deri në fund”, shtoi ai.