Sylvinho i Shqipërisë pas shortit të Ligës së Kombeve: Duam vendin e parë
Shqipëria ka mësuar emrat e kundërshtarëve në Ligën e Kombeve(Grupi B1), që janë Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia.
Trajneri i kuqezinjve, braziliani Sylvinho, ka komentuar shortin duke e konsideruar një grup të fortë me skuadra fizike.
“Është ndryshe nga kualifikueset e Evropianit. Janë skuadra fizike, është e vështirë. Ukraina është e fortë dhe e vështirë. Janë skuadra fizike për mënyrën se si e përballojnë futbollin. Vendi i parë? Sigurisht që është si objektiv. Por grupi është shumë i ekuilibruar dhe do të ketë ndeshje të vështira”.
“Duhet të luftojmë në çdo ndeshje për të marrë maksimumin. Ndonjë preferencë tjetër? Tani që mbaroi shorti nuk kam preferenca. Tani duhet të mendojmë për Italinë”.