City pranon ofertën e Al Nassr për Laporten

Mançester Siti i ka hapur dritën jeshile klubit saudit, Al Nassr për të negociuar me Ajermik Laporten.

Mbrojtësi mendohet të jetë i hapur ndaj mundësisë të një transferimi në Gjirin Persik, duke u bashkuar kështu me shumë yje, të cilët janë transferuar atje.

Mbrojtësi 29-vjeçar luftoi për minuta në Mançester vitin e kaluar, duke bërë vetëm 12 paraqitje në Premier League dhe ishte një zëvendësues edhe në takimin e fundit që luajti Siti të premten përballë Bërnlit.

Ai ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me “Qytetarët”, por ka pranuar një transferim te Al Nassr, pasi është joshur nga oferta.

Laporte ka vënë re se gjithashtu ka rritje të konkurrencës së tij në Siti gjatë verës, me Josko Gvardiol, një tjetër qendërmbrojtës që erdhi nga RB Lajpcig për 90 milionë euro.

Ndërkohë, Al Nassr, deri më tani ka nënshkruar me Sadio Mane, Marcelo Brozoviç, Seko Fofana dhe Aleks Tejes në mes të verës me shpenzime të mëdha. Ata gjithashtu morën Kristiano Ronaldon dhjetorin e kaluar pas largimit të tij nga Mançester Junajtid.

Share This