Nations League/ Italia në grup “ferri”, Gjermania “peshkon” Holandën
Shortimi i skuadra të madhe në të njëjtën vazo ishte skenar i pashmangshëm.
Shorti i Nations League hodhi në të njëjtin grup Italinë, Francën dhe Belgjikën, me Izraelin mes tyre, skuadër që mund të konsiderohet “kafshatë” e lehtë për gjigantët e futbollit europian.
Në Grupin 1 të Ligës A spikat përplasja mes Kroacisë dhe Portugalisë, ndërsa në Grupin 3 do të ketë një përballje “titanësh” mes Gjermanisë dhje Holandës.
Grupi pa dyshim më i fortë, ku mund të thuhet se ka më shumë ekuilibër, por ma dyshim me Spanjën favorite është Grupi 4, ku përveç përfaqësueses iberike janë shortuar edhe Danimarka, Zvicra dhe Serbia.
Liga A
Grupi 1: Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci
Grupi 2: Itali, Belgjikë, Francë, Izrael
Grupi 3: Holandë, Hungari, Gjermani, Bonjë Hercegovina
Grupi 4: Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbia
Liga B
Grupi 1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji
Grupi 2: Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi
Grupi 3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kasakistan
Grupi 4: Uells, Islanda, Mali i Zi, Turqi.
Liga C
Grupi 1: Suedi, Azerbaixhan, Sllovaki, Estoni
Grupi 2: Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar
Grupi 3: Luksemburg, Bullgari, Irlandë e Veriut, Bjellorusi
Grupi 4: Armeni, Ishujt Faroe, Maqedoni e Veriut, Letoni
Liga D
Grupi 1: San Marino, Lichtenstein, Lituani/Gjibraltar
Grupi 2: Moldavi, Maltë, Andorrë