Bremer në gjurmët e gjigantit të Premier League-s
Manchester United është në kërkim të një mbrojtësi për afatin kalimtar të verës që po vjen.
Sipas medieve italiane, mbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer është në listën e “Djajvë të Kuq”.
Bremer është duke bërë një sezon të madh me juventinët dhe tashmë ai është një lojtarët kryesor në skuadrën e Massimiliano Allegrit.
“Man United është në gjurmët e një mbrojtësi për verën e ardhshme. Në listë është edhe Gleison Bremer i Juventusit”, shkruajnë mediat italiane.