Talenti suedez e lë të hapur mundësinë për t’iu bashkuar Tottenhamit
Talenti suedez Roony Bardghji, e ka lënë të hapur mundësinë për t’iu bashkuar Tottenhamit.
Futbollisti i FC Copenhagen e pranon se në verën që vjen mund të transferohet në Angli.
I pyetur për bashkimin me bashkëkombësitë e tij suedezë Dejan Kulusevski dhe Lucas Bergvall te “Spurs”, Bardghji tha se do të ishte i lumtur nëse do të ribashkohej me dyshen suedeze.
“Është kënaqësi të mendosh. Nuk e di kurrë, mund të ndodhë, por, vështirë të thuhet tani”, ka thënë Bardghji.
“Tani ajo dritare është mbyllur dhe unë jam këtu. Fokusi im kryesor është këtu. Nuk kam çfarë të them më shumë”, ka theksuar ai.