Aguero, rrëfimi tronditës: Ndihesha sikur po mbytesha
Një histori rrëqethëse. Sergio Aguero foli për ndjesitë që provoi në atë që ishte ndeshja e tij e fundit profesionale, e luajtur me fanellën e Barcelonës ku mbërriti në verën e vitit 2021 nga Manchester City.
Ish-sulmuesi argjentinas pësoi dhimbje gjoksi dhe marramendje të cilat e detyruan të zëvendësohej. Menjëherë pas kësaj, ai u diagnostikua me aritmi kardiake.
Në ndeshjen e tij të parë si titullar për klubin kundër Deportivo Alaves, Agueros- iu desh të ndihmohej në fushë sepse ndjeu.
“Sikur do të më binte të fikët”, tha ai për “Clank Media.
“Ndjeva sikur po mbytesha, nuk ndjeva dhimbje. Kisha shumë presion në kokë. Mendova se ishte sepse isha i sëmurë fizikisht dhe mendova, ‘O njeri, jam shumë i sëmurë’. U hodha për një goditje me kokë, filloi një kundërsulm dhe fillova të ndihesha i trullosur”, theksoi argjentinasi.
Historia bëhet dramatike. “Më dukej sikur po më binte të fikët dhe doja të qetësohesha, doja të thoja diçka dhe fjalët nuk më dilnin. Mora kapitenin e Alaves për dorën sikur i thosha: Ndalo lojën. Ai filloi të bërtiste dhe ata e ndërprenë lojën. Kur u qetësova, ndjeva sikur zemra ime filloi të rrihte më shpejt. Pikërisht atëherë më goditi sulmi i aritmisë”.
Aguero u tërhoq zyrtarisht nga futbolli në dhjetor 2021. Ai e bëri të ditur vendimin e tij në një konferencë për shtyp ku mori pjesë edhe ish-trajneri i tij, Pep Guardiola.