FHK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MKRS-në
Të mërkurën në ambientet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në emër të MKRS-së memorandumin e ka nënshkruar zëvendësministrja Daulina Osmani, ndërsa presidenti Eugen Saraçini ka nënshkruar për FHK-në.
“Osmani e Saraçini kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritashëm të FHK-së me MKRS-në, ndërsa janë pajtuar që të vazhdohet puna e përbashkët për projektet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, përkrahja e MKRS-së për FHK-në përcaktohet përmes procesit të kategorizimit.
Të kujtojmë që hendbolli është sporti i dytë më i ranguar në vendin tonë.