Ish-mbrojtësi i Liverpool-it: Klopp-in e shoh të Bayern Munich

Ish-mbrojtësi i Liverpool-it: Klopp-in e shoh të Bayern Munich

Ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Stephane Henchoz, mendon se Jurgen Klopp do të marr drejtimin e Bayern Munichut.

Strategu gjerman tashmë e ka konfirmuar largimin nga “Anfiled” në fund të këtij sezoni.

“Aventura e tij në Angli ka mbaruar. Ai nuk mund të drejtojë më asnjë ekip tjetër në Angli. Gjithashtu do të më dukej e çuditshme që ai të transferohej në Spanjë ose Itali”, ka thënë Henchoz.

“Atë e shoh te Bayern Munich”, ka theksuar zvicerani.

Henchoz lavdëroi Klopp-in për punën që ka bërë te Liverpooli.

“Ai e ktheu Liverpoolin në nivelet e viteve ’80 dhe ’90 dhe për mua ai hyn në mesin e legjendave të klubit dhe do të jetë gjithmonë i tillë. E kam takuar disa herë dhe karakteri i tij është i pabesueshme. Pasioni i tij mund të shihet si të tifozët poashtu edhe të lojtarët”, ka pohuar Henchoz.

Share This