Gil refuzoi tri klube evropiane për Tottenhamin

Gil refuzoi tri klube evropiane për Tottenhamin

Klubi spanjoll, Real Sociedad raportohet se kishte dështuar të transferojë Bryan Gil e Tottenhamit javë e kaluar.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, skuadra spanjolle bëri përpjekje serioze për të transferuar mesfushorin e “Spus”.

Por, siç raportohet, ishte vetë lojtari që hodhi poshtë mundësinë e largimit nga Tottenhami.

Eksperti Romano shkruan se Gil kishte refuzuar edhe ofertën nga Brihgtoni dhe Fenerbahçe për t’i qëndruar besnik Tottenhamit të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, thuhet se verën që vjen lojtari pritet të bëjë një tjetër hap në karrierën e tij.

Share This