Media austriake: Ish-trajneri i kombëtares së Austrisë, Franco Foda po negocion me Kosovën
Ish-trajneri i Kombëtares së Austrisë, Franco Foda përflitet të jetë duke negociuar me Federatën e Futbollit të Kosovës që të marrë drejtimin e kombëtares së futbollit.
Kronen.at shkruan se një vendim përfundimtar mund të vijë ditët në vazhdim.
Foda ka drejtuar kombëtaren austriake nga viti 2017 deri në 2022 dhe arriti që Austrinë ta dërgojë në EURO 2021. Pas kombëtares austriake ai ka drejtuar edhe FC Zurich, por që u largua pas rezultateve të dobëta, transmeton ballkani.info.
Edhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi kishte thënë ditë më parë që trajneri i ri i Kosovës do të jetë i shtetësisë gjermane dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë shumë shpejt.