Leverkuseni i Xhakës përmbys Stuttgart-in, siguron gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë
Bayer Leverkusen triumfon me përmbysje ndaj Stuttgart-it, duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe njëkohësisht, duke eliminuar këta të fundit.
Sfida e luajtur në “BayArena” u mbyll me rezultatin 3-2, ndërsa rezultoi një takim shumë i luftuar.
Ishin miqtë ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës me Anton në minutën e 11’, që zhbllokoi sfidën dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.
Megjithatë vendasit barazuan në minutën e 50 me Andrich, barazim që zgjati për vetëm tetë minuta, pasi Fuhrich riktheu avantazhin te Stuttgart.
Në minutën e 66’ Adli barazoi sërish për Leverkusen, teksa Tah përmbysi ndeshjen në minutën e 90’.
Kështu Bayer Leverkusen kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë, teksa Stuttgart eliminohet në çerekfinale. /SS/