16 gjyqtarë pajisen me stemat e FIFA-s, Nuza e Kastrati licencohen për VAR
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë shpërndarjen e stemave të reja të FIFA-s për 16 gjyqtarë.
Stemat e FIFA-s i kanë dorëzuar i pari i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.
Në mesin e atyre që morën stemat janë edhe katër gjyqtare femra, Lumturije Muhadri, Florentina Kallaba, Rita Vehabi si dhe Fitore Govori.
“Paraqitjet e mira të gjyqtarëve tanë në arenën ndërkombëtare kanë bërë që FIFA të konfirmojë stemat për: 4 gjyqtarë kryesor, 9 asistentë si dhe 3 gjyqtarë të futsallit, derisa për herë të parë Kosova do të ketë edhe dy gjyqtarë ndërkombëtar për VAR, pasi në këtë rol janë licencuar Visar Kastrati dhe Genc Nuza”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Tutje theksohet se presidenti Ademi i përgëzoi gjyqtarët për përkushtimin dhe punën e mirë, e gjithashtu uroi që në të ardhmen të ketë sa më shumë gjyqtar kosovarë me stemë të FIFA-s.
“Ademi u shpreh se të gjithë e kanë merituar rikonfirmimin e FIFA-s dhe uroi që ata me punën e tyre të jenë shembull në rajon e më gjerë. Ndër të tjera i pari i FFK-së tha se me implementimin e teknologjisë VAR, gjyqtarëve u është lehtësuar puna duke u zvogëluar edhe mundësia për gabime. Ai gjithashtu shprehu dëshirën për të parë rritjen e numrit të gjyqtarëve kosovarë me stemën e FIFA-s, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë punën e tyre me pasion dhe profesionalizëm”, thuhet tutje në njoftim.
Gjyqtarë kryesor
Genc Nuza
Visar Kastrati
Mervan Bejtullahu
Rita Vehapi
Asistentë
Fatlum Berisha
Bujar Selimaj
Lumturije Muhadri
Fatmir Sekiraqa
Besnik Morina
Edmond Zeqiri
Granit Hyseni
Fitore Govori
Arbnor Bullatovci
Gjyqtarë të futsallit
Besar Beqiri
Besart Ismajli
Florentina Kallaba