Në Boston po mbahet Konferenca Mjekësore e FIFA-s, pjesëmarrëse edhe Kosova
Në Boston të SHBA-së është duke u mbajtur Konferenca Mjekësore dyditore e FIFA-s, ku pjesëmarrëse janë 211 shtete të botës, ndër ta cilat edhe Kosova me përfaqësuesit e ekipit mjekësor të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Hapja solemne e konferencës u bë nga presidenti i FiFA-s, Gianni Infantino, me një fjalim hyrës, duke i përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit!
“Në këtë konferencë me renome botërore do të diskutohen tema të ndryshme të cilat ndërlidhen në aspektin mjekësor në sportin e futbollit, e ku pjesëmarrësit do të shqyrtojnë sfidat dhe inovacionet në mjekësinë sportive, duke e përqendruar vëmendjen në trajtimin dhe parandalimin e lëndimeve të lojtarëve”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.