“Foden e ka ndjenjën e golit dhe asistimit”

“Foden e ka ndjenjën e golit dhe asistimit”

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur me formën e mirë që po kalon Phil Foden.

Mesfushori tashmë është zgjedhje e parë për strategun spanjoll.

Foden mbrëmë shënoi het-trik në fitoren e “Qytetarëve” në udhëtim tek Brentford (1-3).

“Ai e kupton lojën mjaft mirë. Ai ka ndjenjën e golit, asistimit, etikës së punës. Në moshën e tij nuk e di sa ndeshje ka luajtur, sa tituj ka fituar”, ka thënë Guardiola.

“Ai mund të luajë në pesë pozicione. Ai luajti dy ndeshje në Kupën e Botës dhe që atëherë, ndikimi i tij ka qenë vendimtar. Phil ka luajtur gjithmonë mirë që në moshën 16-vjeçare kur e kuptuam se ai ka një talent të veçantë, por tani ai bën shumë gola dhe asistime”, ka theksuar tekniku spanjoll.

Share This