Ten Hag tregon pse e pushoi Varane-n në fitoren ndaj West Hamit
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka treguar arsyen pse e pushoi Raphael Varane në fitoren ndaj West Hamit.
Strategu holandez aktivoi në lojë Harry Maguire dhe u shpërblye me fitoren (3-0).
“Ai (Maguire) luajti mirë në tetor, nëntor dhe dhjetor, por më pas ai mori një lëndim të vogël”, tha Ten Hag.
“Ne luajmë ndeshjen e tretë brenda një jave dhe nuk duam të ndryshojmë shumë dhe i dhamë pushim Raphael Varane”.
“Varane ka luajtur mirë, por është ndeshja e tretë në shtatë ditë, kështu që ne duhet të bëjmë ndryshime të vogla”, ka theksuar tekniku holandez i “Djajve të Kuq”.
Ndryshe, Varane më parë ishte i lidhur me largimin nga “Old Traffordi” për shkak të minutave të paktë në skuadrën e Ten Hag.