Botërori i klubeve dhe Champions-i i ri, FIFA shpërblen klubet me miliona
Ndërsa trajnerët, drejtuesit dhe lojtarët ankohen për shumë ndeshje në kalendar, FIFA dhe UEFA përgjigjen duke ëmbëlsuar gjithçka me një dush parash.
Në detaje, si Botërori i Klubeve, ashtu edhe formati i ri i Champions League do të sjellin shumë miliona euro në arkat e klubit.
Për turneun e FIFA-s, shuma totale e çmimeve që do të ndahen është 2.5 miliardë. 100 milionë për këdo që fiton turneun, rreth gjysma vetëm për pjesëmarrjen dhe çmimet ende të pacaktuara për kalimin e tureve të ndryshme. Një luks i vërtetë. Nëse do të shkonte keq, vetëm tre ndeshjet në grup do të garantonin një të ardhur prej 50 milionë eurosh.
Por kjo nuk është e gjitha. Për të mbajtur larg sirenat e Superligës, për formatin e ri të Ligës së Kampioneve, UEFA ka vendosur të rrisë me 30% çmimin e përgjithshëm në krahasim me edicionin aktual, duke e çuar atë në 2.7 miliardë euro.
Para që duhet t’i sigurojnë klubeve rreth 60 milionë euro vetëm për hyrjen në fazën e parë dhe që sigurisht do të zgjerojnë diferencën me skuadrat që nuk do të marrin pjesë.
Gjëra për të mbushur arkat e klubeve kryesore dhe për të revolucionarizuar tregun. Jo vetëm në aspektin ekonomik dhe sasior, por edhe në aspektin kohor.
FIFA dhe UEFA po studiojnë në fakt një zgjidhje për të zgjatur skadimin e kontratave ekzistuese në mënyrë të tillë që të mbulojë kohën e Kupës së Botës për Klube, finalja e të cilit është caktuar më 13 korrik.
Ideja, megjithatë, do të binte ndesh me vullnetin e lojtarëve dhe të klubeve që i blenë, duke u detyruar në këtë rast të pritej deri në fund të korrikut për të pasur lojtarët në dispozicion.