Pritje madheshtore për Rashicën nga tifozët e Besiktas
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica karrierën do ta vazhdojë në Turqi.
Anësori kosovar sezonin e fundit luajti tek Galatasaray në formë huazimi nga Norëich City.
Rashica është rikthyer në Turqi, por jo të Galatasaray. Kosovari ka zgjedhur Besiktasin, një tjetër klub i madh turk.
Besiktasi sipas medieve turke, ka arritur marrëveshje me klubin anglez për Rashicën, dhe tashmë lojtari ndodhet në Turqi, ku është pritur nga shumë tifozë të Besiktasit.
Rashica brenda pak orësh pritet të zyrtarizohet tek klubi turk.
Rashica kishte shfaqur performancë mjaft të mirë me fanellën e Galatasarayt në sezonin e fundit.