Përzgjidhen 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”

Përzgjidhen 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”

Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për sportistët, ku këtë herë ka përzgjedhur 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”.

“Bursistët, që vijnë nga 19 sporte olimpike, i takojnë moshës deri në 21 vjet. Sportistët do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro në muaj për gjatë gjithë vitit 2024”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Sipas këtij njoftimi, përzgjedhja e 40 të tillëve është bërë nga komisioni i sportit, pas nominimeve të dërguara nga federatat, ndërsa dy bursistë u shtuan me propozim të Bordit Ekzekutiv.

Listës iu shtua edhe notarja Hana Beiqi, përkundër mos nominimit nga Federata e Notit e Kosovës!

Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar, KOK kishte ndarë 25 bursa për sportistët e rinj.

Share This