Mallorca e Muriqit sonte sfidon Real Sociedadin

Mallorca e Muriqit sonte sfidon Real Sociedadin

La Liga spanjolle rikthehet sonte me duelin Mallorca-Real Sociedad.

Mallorca e Vedat Muriqit dhe Sociedad, do të përballen në kuadër javës së 24-të në elitën e futbollit spanjoll.

Kjo sfidë në të cilin sulmuesi kosovar Vedat Muriqi pritet të jetë titullar, është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat për shkak të rëndësisë së pikëve nga kjo përballje.

Mallorca aktualisht ndodhet në zonën e rrezikshme me 20 pikë në vendin e 17-të, kurse, Sociedad renditet në vendin e gjashtë me 37 sosh.

Ndeshja Mallorca-Sociedad fillon në orën 21:00.

Share This