Alonso qetëson tifozët: Nuk largohem nga Leverkuseni
Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, i ka siguruar tifozët e skuadrës së tij se nuk do të largohet nga Levekuseni.
Strategu spanjoll është i lidhur me Liverpoolin si pasardhës i Jurgen Klopp. Gjermani tashmë e ka konfirmuar se do të largohet nga “Anfield” në fund të sezonit.
“Spekulimet janë normale, por unë jam i fokusuar te Bayer Leverkusen”, ka thënë Alonso.
“Jam shumë i lumtur këtu. Lajmi për Klopp padyshim se ishte një surprizë. Unë e respektoj dhe e admiroj për atë që bëri në Liverpool. Por, për momentin unë po e shijoj atë që po bëj këtu, në Leverkusen”.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, por nuk më intereson të mendoj për këtë tani”, ka theksuar Alonso.