“Kur të bëheni burra, ma ktheni”, Mourinho u tradhtua nga futbollistët
Largimi i José Mourinhos nga stoli i Romës nuk ishte paqësore.
Pas u raportua se ka pasur një përplasje të ashpër me fjalë mes trajnerit portugez dhe Dan dhe Ryan Friedkin, pronarë të verdhekuqve, “Il Messaggero” raporton se trajneri ka pasur kritika të ashpra ndaj lojtarëve përpara se të largohej.
Shtypi italian zbulon se si e mori vesh shkarkimin trajneri portugez dhe si reagoi.
Tiago Pinto, ish-drejtor sportiv te Roma, e mbajti “Special One” në shtator, kur pronarët e Romës donin ta shkarkonin.
Sipas të njëjtit burim, Mourinho është ndier i tradhtuar nga lojtarët, duke besuar se ata e dinin që do të shkarkohej, por nuk patën guximin t’ia tregonin, madje ai ua ktheu unazën që futbollistët i kishin dhënë me rastin e fitimit të Conference League.
Trajneri portugez e la unazën në dollapin e Lorenzo Pellegrinit, me një koment:
“Kur të bëheni burra, ma ktheni”.