Një tifoz sulmon Mudryk, ai e sfidon: 10 mijë stërlina nëse më mund
Me ardhjen e rrjeteve sociale, marrëdhënia mes futbollistëve dhe tifozëve padyshim ka ndryshuar rrënjësisht, por ende nuk e kemi parë atë që ndodhi në Angli në nivele kaq të larta.
Në fakt, një tifoz i Chelsea i shkroi një mesazh direkt Mykhaylo Mudryk, 4 gola dhe 3 asistime në 25 paraqitje në sezon, duke e kritikuar atë për performancën e tij nën pritshmëritë dhe sulmuesi ukrainas iu përgjigj duke e sfiduar hapur dhe duke vënë në dorë edhe 10 mijë stërlina( rreth 12 mijë euro).
“Çfarë po ndodh? Keni harruar si të luani futboll? Diçka duhet të ndryshojë, ndoshta duhet të stërviteni më shumë. Sa herë që luani duket sikur jeni me 10 veta”, ka shkruar tifozi i bluve në një mesazh privat në Instagram, përgjigja e Mudryk nuk vonoi dhe biseda u bë menjëherë virale: “Ju sfidoj një kundër një për 10,000 stërlina”, ka shkruar ukrainasi.
Tifozi, i cili e publikoi bisedën në rrjetet sociale, nuk e pranoi sfidën, por iu përgjigj njëlloj: “Vëlla, në këtë pikë jam unë ai që do të jap para sa herë që të shënosh. Herës tjetër është Everton. Shëno një gol për ne, të lutem”.