Donjeta Sadiku e nis me fitore turneun ndërkombëtar “Strandja”

Donjeta Sadiku e nis me fitore turneun ndërkombëtar “Strandja”

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore turneun ndërkombëtar “Strandja”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Donjeta mundi boksieren nga Monoglia, Monkhor Namun në duelin e parë të këtij turneu të njohur në boksin evropian.

Donjeta garon në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Turneu “Stradnja” do t’i shërbej Donjeta Sadikut si përgatitje për turneun kualifikues botëror për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Share This