Gjimshiti: Shiriti i kapitenit përgjegjësi, dua trofe me Shqipërinë
Berat Gjimshiti ka dhënë një intervistë për “L’Eco di Bergamo” ku përveç sezonit aktual në Bergamo, ka folur edhe mbi rolin që ka në Kombëtaren shqiptare.
E tashmja dhe e ardhmja – “Fakti që ndihem mirë në rolin ku jam tani do të thotë shumë. Luaj në mesin e qendrës së mbrojtjes së Atalantës dhe për mua është një përgjegjësi, e cila më ka përmirësuar si njeri dhe si lojtar”.
Momenti i artë – “Fitoret radhazi nuk ndikojnë vetëm në pozicionin e skuadrës në klasifikim, por na japin shumë besim edhe ne lojtarëve në fushë”.
Stabilitet dhe lidership – “Rrugëtimi im në Bergamo ka qenë gjithmonë në rritje. Fakti që ndihem pjesë e këtij projekti më shtyn që të jap gjithmonë maksimumin”.
Suksese dhe trofe – “Ëndrra e ç’do lojtari është që të fitojë trofe. Unë kam ambicien që të rrealizoj këtë ëndërr si në nivel klubesh edhe me Shqipërinë”.
Mungesa e golave në Serie A – “Nuk jam aspak i mërzitur se nuk kam gjetur rrugën e golit në kampionat. Unë shënoj në kompeticionet Evropiane ndërsa në Serie A shënojnë të tjerët”.
Shqipëria – “Kam shumë përgjegjësi me Shqipërinë pasi jam kapiteni. Kam përgjegjësi përballë tifozëve, të cilët japin zemrën për ekipin dhe përballë shokëve të skuadrës. Fakti që jam kapiteni i Shqipërisë nuk është diçka që ndodh ç’do ditë, më ka dhënë shumë kurajë edhe tek Atalanta”.