Messi shënon një tjetër super gol në fitoren e Inter Miamit

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi vazhdon shkëlqimin në MLS-n e Amerikës.

Messi sërish gjeti rrugën e golave në fitoren e skuadrës së tij, Inter Miami kundër Philadelphia Union (4-1).

Asi argjentinas shënoi një super gol për për ta çuar ekipin e tij në finale të Kupës së Ligës.

Kujtojmë se Messi gjatë kësaj verë iu bashkua skuadrës amerikane nga PSG-ja.

Ish-ylli i Barcelonës po bën sezon të madh në aventurën e tij të parë në tokën amerikane.

Share This