Inzaghi pas fitores ndaj Juvës: Tri pikë shumë të rëndësishme

Inzaghi pas fitores ndaj Juvës: Tri pikë shumë të rëndësishme

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është shprehur i kënaqur me fitoren kundër Juventusit.

Skuadra “Nerazurre” mbrëmë mundi Juvën (1-0), në kuadër të elitës së futbollit italian, duke bërë hapin e madh në garën për titull të kampionit.

“Në përgjithësi një ndeshje e luajtur shumë mirë dhe tri pikë shumë të rëndësishme”, ka thënë Inzaghi.

“Ne donim të arrinim këtë fitore dhe e dinim se nuk do të ishte lehtë. Djemtë ishin shumë të mirë dhe ata e ndihmuan shumë mirë njëri tjetrin. Të gjithë dhanë kontribut të madh. Ne kishim nevojë për një lojë të tillë dhe jam i lumtur që arritëm qëllimin tonë”, ka theksuar strategu italian.

Pas kësaj fitore, Interi kryeson tabelën në Serie A me 57 pikë, katër më shumë së ndjekësi Juventus.

Share This