Ketelaere pas dygolëshit ndaj Lazios: Ndjenjë e mirë
Sulmuesi belg i Atalantës, Charles De Ketelaere, është shprehur shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij dhe dygolëshin ndaj Lazios.
Atalanta mundi Lazion (3-1), të dielën në kuadër të Serie A.
Sulmuesi belg, i cili realizoi dygolëshin e parë në Serie A, tha se po kalon në formën e tij më të mirë. Ketelaere thotë se skuadra e tij është e lumtur me fitoren ndaj Lazios.
“Ndjenjë e mirë. Po kaloj një moment të mirë. Jemi të lumtur me fitoren dhe kjo fitore është e rëndësishëm”, tha Ketelaere.
I pyetur për sekretin e rritjes së tij si futbollist, ai tha se po përpiqet të mësoj çdo ditë nga trajneri i tij.
“Po përpiqem të mësoj, duke ndjekur këshillat e trajnerit, por edhe viti i kaluar në Itali më ndihmoi të rritem”, ka theksuar sulmuesi belg.