Real Madrid-Atletico Madrid, kështu mbyllet derbi i madh madrilen

Real Madrid-Atletico Madrid, kështu mbyllet derbi i madh madrilen

Real Madridi dhe Atletico Madrid kanë ndarë pikët në derbin e madh madrilen, shkruan GazetaGOLI.com.

“Los Blancos” dhe Atletico luajtën baras 1-1, të dielën mbrëma në kuadër të La Ligës.

Ndeshja ka qenë pothuajse e barabartë, me raste të shumta nga të dyja skuadrat, dhe në fund rezultati ishte i pranueshëm.

Goli i parë i sfidës erdhi nga Brahim Diaz, ku në minutën e 20’ arriti të ndëshkonte Oblak.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 93′, ku Llorente i hoqi fitoren Realit me golin e shënuar.

Me këtë rezultat, Real Madrid mbetet në krye të tabelës me 57 pikë, 1 më shumë se Girona e vendit të dytë, ndërsa Atletico Madrid në vendin e katërt me 48 pikë. /goli

Share This