Familja e Gattusos po terrorizohet nga mafia italiane!
Familja e mesfushorit legjendar italian Gennaro Gattuso po terrorizohet nga mafia kalabreze Ndrangheta, raporton Il Messaggero.
Thuhet se Ndrangheta ka dashur t’i zhvasë para nëpërmjet motrës dhe babait të tij.
Aldo Abbruzzese dhe Mustapha Hamil i vunë zjarrin dy herë makinave të motrës së tij Ida Elvira, pas së cilës ajo denoncoi rastin.
Il Fatto Quotidiano shton se Gattuso nuk pranoi t’u paguante shumën prej 80 mijë eurosh që ata kërkuan nga babai i tij Francesco dhe dërgoi një “burrë të provuar” Salvatore Pipieri për t’u marrë me kriminelët dhe u dha atyre të paktën 3000 euro.
Tashmë janë arrestuar dyshja e lartpërmendur që i vunë flakën makinave të motrës së tij.
Gattuso aktualisht është trajner i Marseille dhe gjurmën më të madhe e la në radhët e italianit të famshëm Milan, me të cilin fitoi dy herë Ligën e Kampionëve.
Me ekipin italian të futbollit, ai arriti të fitonte titullin kampion bote në vitin 2006. Meqë ra fjala, Ndrangheta është një nga organizatat më të vjetra kriminale italiane që u themelua në shekullin e 18-të në Kalabri dhe është një nga më të fuqishmet në Itali, pas Cosa Nostras.