Chelsea “turpërohet” në shtëpi, Wolves fiton me “poker”
Chelsea ka pësuar një disfatë të rëndë në “Stamford Bridge” nga Wolves me shifrat 2-4.
Të parët që kaluan në avantazh ishin blutë e Londrës, ku Palmer hapi sfidën me një gol të asistuar nga Caicedo. Festa nuk zgjati shumë, pasi Cunha barazoi shifrat në minutën e 22’. Pranë përfundimit të pjesës së parë, Disasi realizoi një autogol dhe rezultati shkoi në favorin e “ujqërve”.
Në të dytën nuk kishte befasi, pasi miqtë realizuan me Cunha golin e tretë në minutën e 63’ dhe ishte përsëri ai me 11 metërsh në minutën e 82’ duke çuar shifrat në 1-4. Golin e dytë për Chelsea arriti ta shënonte Thiago Silva në minutën e 86’.
Me këtë rezultat, Chelsea tashmë ndodhet në vendin e 11 me 31 pikë, ndërsa Wolves në vendin e 10 me 32 pikë.