Man Utd thyen West Hamin

Man Utd thyen West Hamin

Manchester United ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj West Hamit.

“Djajtë e Kuq” mposhtën “Çekanët” 3:0 në kuadër të javës së 23-të në Premierligë.

Rasmus Hojlund kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23-të pas asistimit nga Casemiro, shkruan GE.

Garnacho e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 49-të.

Ishte sërish ylli argjentinas që shënoi për 3:0 në minutën e 84-të të takimit.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër, West Ham bie i shtati me dy pikë më pak.

Share This