Sipas “Sport” sulmuesi polak dëshiron të vazhdojë karrierën në Katalonjë dhe klubi spanjoll mendon të njëjtën gjë.
Sezonin e ardhshëm, bazuar në marrëveshjet e përcaktuara më parë, polaku do të ketë një rritje të pagës së tij dhe do të bëhet lojtari më i paguar në skuadër. Por kujdes: në rast të ofertave të tjera, Barcelona nuk do ta kundërshtonte një largim të mundshëm të 35-vjeçarit, sigurisht nëse klubet e interesuara do të paguanin shumën e kërkuar.
Kujtojmë që Robert Lewandowski u bashkua me Barcelonën në vitin 2022, duke u larguar nga Bayerni i Mynihut, dhe në 77 ndeshje të luajtura me skuadrën “blaugrana” në të gjitha kompeticionet ka arritur të shënojë 47 gola.