Sane ndryshon agjent, rinovimi me Bayernin shumë pranë
Leroy Sane do të refuzojë ofertat e Liverpool, Chelsea apo Barcelonës, pasi ka vendosur që të vazhdojë aventurën e tij te Bayerni i Mynihut.
Sipas “Sport”, Barça po shqyrtonte opsionet për të rekrutuar 28-vjeçarin, por ish-lojtari i Manchester City ka vendosur të qëndrojë në Bavari dhe të mos transferohet te skuadra “blaugrana”. Kontrata e tij skadon në vitin 2025, por gjermani duket se është afër një zgjatjeje të kontratës me kampionët e Bundesligës.
Pasi tregoi cilësitë e tij te City, përpara largimit në vitin 2020, Sane është kthyer në një lojtar kyç për Bayernin. Fakti që ai po tërheq interes nga skuadra të tjera të mëdha evropiane, tregon se ai e ka çuar lojën e tij në një nivel tjetër.
Sane thuhet se ka ndryshuar agjentët e tij në javët e fundit, duke nxitur spekulimet se ai do të ishte në merkato. Megjithatë, mediat thonë se vendimi i tij për të hequr dorë nga Fali Ramadani dhe për të bashkëpunuar me Christian Schmid, i cili është përfaqësuesi i shokut të skuadrës së Bayernit, Jamal Musiala, mund të jetë kyç në këtë marrëveshjen e re me Bayernin.
Jashtë fushës, bisedimet mes Bayernit dhe Sane ka të ngjarë të vazhdojnë në javët dhe muajt e ardhshëm. Në fushë, gjigantët gjermanë, të cilët janë të dytët në tabelën e Bundesligës, përballen me kryesuesit e Bayer Leverkusen fundjavën e ardhshme.