Granada në krizë të thellë, Uzuni i pafat
Granda do ta ketë shumë të vështirë që të mbijetojë në La Liga.
Edhe sot skuadra ku militon Myrto Uzuni nuk ka arritur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen përballë Las Palmasit.
Ekipi i Uzunit, nuk fiton në La Liga prej katër takimesh, ndërsa sot e nisi ndeshjen keq duke mbetur me një lojtar më pak. Në minutën e 21’ vendasit mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Piatkovski u ndëshkua me karton të kuq.
Ndonëse në inferioritet numerik, Granada ia doli të zhbllokojë sfidën në minutën e 43’ me Bruno Mendez. Ndërkohë Las Palmas barazuan në minutën e 68’ me Pehino.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni u aktivizua në minutën 46’, ndërsa në minutën 73’ gjeti rrugën e rrjetës, por goli i tij nuk u akordua, pasi në momentin e shërbimit të topit ishte në pozicion të parregullt.
Në fund kjo përballje u mbyll me barazimin 1-1, me Granadën që renditet në vend të 19-të me 12 pikë, teksa Las Palmas në vend të nëntë me 32 pikë.