“Turf Moor” tabu për Fulhamin, debuton Broja

“Turf Moor” tabu për Fulhamin, debuton Broja

Fulham mori sot vetëm një pikë në fushën e Bërlit.

Në sytë e 20.203 spektatorëve ekipi i ri i Armando Brojës nuk arrti që t’iu impononte vendasve edhe pse mbylli fraksionin e parë në avnatazh të dy golave. Palinja (17’) dhe Muniz (21’) i dhuruan avantazhin e dyfishtë miqve.

Trajneri i Fulham vendosi që të niste ndeshjen pa Brojën, i cili u aktivizua vetëm në minutën e 74’ të ndeshjes.

Për shqiptarin bëhej fjalë për minutat e para me ekipin e tij të ri, i cili nuk mundi që të evitonte dy gola në pjesën e dytë.

Fofana (71’ dhe 91’) ishte heroi i Bërnlit pasi me dy golat e tij i ekuilibroi shifrat në 2-2. Fulham nuk fiton në “Turf Moor” që prej 1951-it të largët.

Share This