Ancelotti i përgjigjet deklaratave të Xavit: Nuk është aspak profesionale

Ancelotti i përgjigjet deklaratave të Xavit: Nuk është aspak profesionale

Gjatë konferencës së tij për shtyp të premten, Xavi Hernandez kritikoi Real Madridin për presionin e dukshëm ndaj gjyqtarëve duke përdorur kanalin televiziv Real Madrid.

Spanjolli beson se ka një efekt të rëndësishëm në paraqitjet e gjyqtarëve sa herë që ata marrin drejtimin e një ndeshjeje të “Los Blancos”, duke përdorur si shembull ndeshje e fundit ndaj Almerias, që ishte mjaft e diskutueshme.

Carlo Ancelotti u pyet për këtë çështje sot në konferencën e tij për shtyp, në prag të derbit ndaj Atletico Madridit.

Italiani refuzoi të fliste rreth kësaj, pasi sipas tij, “kjo nuk është aspak profesionale”.

“Nuk dua të zbres në këtë nivel të respektit për futbollin spanjoll. Nuk është profesionale (të flasësh për këtë)”, deklaroi Ancelotti, transmeton Express.

Ndryshe, derbi mes Real Madridit dhe Atletico Madridit do të zhvillohet të dielën, në “Santiago Bernabeu”.

Share This