Egbo për kualifikimin e Prishtinës: Të gjithë meritat i takojnë lojtarëve
Gjithë meritat për avancimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës i takojnë futbollistëve që sakrifikuan shumë ndaj Gjilanit, ka thënë trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, pas fitores në penallti, 4:1.
“Jam shumë i lumtur normalisht me kualifikimin. Kemi luajtur për kohë shumë të gjatë me një futbollist më pak. Kjo fitore shkon për të gjithë lojtarët që sakrifikuan shumë. Kjo është pjesë e lojës të cilën e kemi përgatitur. Ata dhanë gjithçka dhe në fund na buzëqeshi fati. E kemi shpjeguar edhe më herët se lojtarëve duhet t’ua instalojmë mentalitetin fitues, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë. Gjithë lojtarët duhet ta japin më të mirën sepse është mentaliteti i klubit. Këtë duam t’ua tregojmë gjithë lojtarëve. Një gjë të tillë e kemi shfaqur edhe në Superkupë. Ne merremi vetëm me ato që kemi para. Duam ta fitojmë Kupën sepse është rruga më e shkurtër për të shkuar në Evropë dhe do të provojmë deri në fund”, theksoi Egbo pas ndeshjes për “ArtMotion”.