Nis java e 23-të e Premier League, Tottenham merr pikë në “Goodison Park”
Everton-Tottenham çelën javën e 23-të të Premier League, në një sfidë që rezultoi shumë e luftuar dhe që në fund u mbyll me barazimin 2-2.
Ishin “Spurs” ata të cilët zhbllokuan takimin, me golin e Richarlison në minutën e 4’.
Vendasit provuan të reagonin dhe në minutën e 30’ ia dolën që të gjenin barazimin, me Harrison që shënoi pas asistit të dhuruar nga Tarkowski.
Megjithatë në minutën e 41’, pas asistit të Maddison, Richarlison gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, duke rikthyer ekipin e tij na avantazh.
Në fraksionin e dytë rastet ishin të shumta, me golin e barazimit që u realizua vetëm në minutën e 90+4’ nga Branthwaite.
Kështu pas javës së 23-të të Premier League, Everton ngjitet momentalisht në vend të 17-të me 19 pikë, teksa Tottenham renditet në vend të katërt me 44 pikë.