Inter-Juve në shifra: Inzaghi kërkon të thyejë tabunë “San Siro”

Inter-Juve në shifra: Inzaghi kërkon të thyejë tabunë “San Siro”

Që kur ka marrë drejtimin e Interit, Juventusi nuk është një “mace e zezë” për Simone Inzaghin, pasi tekniku i ka mposhtur tashmë katër herë bardhezinjtë (bilanci vazhdon me tre barazime dhe dy humbje).

Inzaghi nuk e ka mundur kurrë Juventusin në “San Siro” në kampionat: në sezonin 2021-2022 derbi i Italisë përfundoi 1-1, vitin e kaluar zikaltërit u mposhtën nga goli i Kostic.

Në dy vitet e fundit, zikaltërve u kanë munguar tre pikët në shtëpi në Serinë A dhe kjo mund të jetë me të vërtetë mundësia e duhur për t’i gjetur përsëri, ato do të ishin më të rëndësishëm se kurrë për të larguar më tej Juventusin në garën e titullit: suksesi i fundit i Interit ishte nën drejtimin e Kontes në sezonin 2019-20, i cili i kishte dhënë fund një serie prej dy humbjesh dhe një barazim.

Megjithatë, Inzaghi do të përballet me një ekspert në këtë sfidë: Massimiliano Allegri, do të luajë sfidën e 22-të në derbi e Italisë (duke marrë parasysh të gjitha garat), duke barazuar Marcello Lippin dhe duke u bërë i dyti në këtë renditje të veçantë që sheh Giovanni Trapattonin që kryeson me 46 ndeshje (nga të cilat 36 me Juven dhe 10 me Interin). Rekordi i Allegrit, si trajner i Juventusit, ndaj Interit është 8 fitore, 7 barazime dhe gjashtë 6 humbje.

Përballjet direkte mes Inzaghit dhe Allegrit janë 18. 9 fitore për trajnerin aktual të Juventusit, 6 për Inzaghin dhe 3 barazime: ndërsa vetëm në derbin e Italisë, bilanci përmbyset me katër suksese për Inzaghin, 2 për Allegrin dhe 3 barazime.

Mbrëmjen e së dielës do të luhet derbi i 248-të i Italisë, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet, dhe deri më tani bilanci flet për Juventusin me 112 fitore, 75 fitore ka Interi dhe 60 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Duke marrë parasysh vetëm Inter-Juventus, pra ato të luajtura në San Siro, Interi ka 36 fitore, ndërsa Juventusi ka 25 suksese dhe 29 takime kanë përfunduar në barazim.

Në të gjitha takimet e luajtura në Serie A, bilanci anon nga bardhezinjtë me 87 fitore, 48 triumfe të Interit dhe 46 barazime.

Share This