Fitore me vuajtje e PSG-së në Francë, “poker” i Bilbaos në La Liga
PSG rikthehet te fitorja në Ligue 1, ndërkohë që Athletic Bilbao vazhdon momentin e mirë në La Liga.
Kampionët e Francës triumfuan 1-2 në fushën e Strasbourgut.
Kryeqytetasit fituan një penallti në minutën e pestë, por goditja e Kylian Mbappe u prit nga marokeni Bellaarouch. Gjithsesi, “ylli” francez shënoi pas gjysmë ore lojë.
Duke shfrytëzuar në maksimum një gabim të portierit vendas. Marko Asensio finalizoi një kundërsulm të shpejtë sapo nisi pjesë e dytë, por Strasbourgu rihapi takimin në minutën e 68’.
21-vjeçari Bakwa mposhti Donnarummën, por vetëm kaq. PSG menaxhoi avantazhin dhe tashmë kryeson me 47 pikë. Nëntë pikë mbi Nicen ndjekëse (-1 ndeshje).
Baskët e Bilbaos po bëjnë shumë mirë në Spanjë. Skuadra e Ernest Valverdes mposhti 4-0 Mallorcan e Vedat Muriqit (luajti në pjesën e dytë).
Golat e fitores u shënuan nga Berchiche (2x), Guruzeta dhe Muniain. Bilbao renditet e pestë, duke qenë për momentin dy pikë larg Atletico Madrid dhe Barcelonës. Por me një takim më shumë. /SS/