Bellingham sulmon Greenwood: Je një përdhunues. Getafe kërkon hetim
Shpërthejnë polemikat në La Liga. Jude Bellingham përfundon në bankën e të akuzuarve pasi kishte fyer rëndë bashkëkombasin e tij, Mason Greenwood gjatë ndeshjes Getafe-Real Madrid (0-2), duke e quajtur atë “përdhunues”.
Sipas asaj që raporton Cadena SER, Getafe i kërkoi delegatit të La Ligës që komenti të përfshihej në raportin e arbitrit dhe që çështja të hetohej.
Episodi po merr një mbulim të konsiderueshëm mediatik. Videoja fyese që dokumenton atë që ndodhi është bërë virale në rrjetet sociale. Do të jetë ekspertiza e leximit të buzëve ajo që do të vendosë, nëse është e mundur, për atë që tha kampioni anglez.
Nëse vërtetohet se Bellingham ka fyer Greenwood, Federata Spanjolle e Futbollit do të jetë përgjegjëse për ndëshkimin e lojtarit, pasi LaLiga nuk ka kapacitet sanksionues. Për momentin RFEF nuk ka marrë asnjë ankesë kundër lojtarit të Real Madridit.
Çështja ligjore e Greenwood – Greenëood u akuzua në janar 2022 për sulm dhe tentativë përdhunimi nga partnerja e tij, influencuesja Harriet Robson, dhe u arrestua, përpara se të lirohej me kusht. Ish-klubi i tij, Manchester United, e pezulloi menjëherë dhe e largoi nga skuadra.
Më pas, një arrestim i dytë për shkelje të lirisë me kusht. Por më pas gjithçka ra. Prokurori që trajtonte çështjen kishte pranuar se “nuk kishte më një perspektivë realiste dënimi. Në këto rrethana ne kemi për detyrë ta ndalojmë çështjen”.