S’ndalet Distria, prek gjysmëfinalen e Parisit
Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi nuk ka të ndalur në Grand Slamin e Parisit.
Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinalen e këtij turneu të madh të xhudos.
Distria pas një lufte më të mirë e ka mposhtur Khorloodoi Bishrelt nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërkaq, Nora Gjakova nuk ia doli në duel me francezen, Sarah Leonie Cysiqu.
Nora do të luftojë në repezash për medaljen e bronztë.