Edhe Nora në çerekfinalen e Grand Slamit të Parisit
Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova është kualifikuar në çerekfinalen e Grand Slamit të Parisit.
Xhudistja jonë ishte më e mirë në duel me bullgaren Ivelina Ilieva, duke fituar këtë ndeshje dhe duke kaluar në çerekfinalen e këtij turneu të madh të xhudos.
Kujtojmë se sot në Paris do të garojë edhe Laura Fazliu, një tjetër garues e Kosovës.