Distria dhe Nora startojnë me fitore në Grand Slamin e Parisit
Dy xhudistet e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë nisur me fitore garat e Grand Slamin që po mbahet në Paris.
Krasniqi dhe Gjakova me sukses i kanë kaluar pengesat e parë në këtë turne të madh të xhudos.
Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë e mundi në raundin e dytë francezen, Leonie Gonzalez.
Kampionia olimpike në raundin e tretë do të ketë punë me koreanen, Seyun Jang.
Ndërkaq, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e dytë, e eliminoi brazilianen Jessica Lima, kurse në raundin e tretë do të ketë punë me bullgaren Ivelina Ilieva.
Kujtojmë se sot garon edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.