Kumbulla: Faleminderit për emocionet që më dhuruat
Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, ka folur për herë të parë si lojtar i Sassuolos.
Reprezentuesi i Shqipërisë, dje zyrtarisht i është bashkuar Sassuolos në formë huazimi nga Roma.
23-vjeçari përmes rrjeteve sociale është shprehur i ngazëllyer për mënyrën se si është pritur në klubin e ri, derisa Kumbulla i ka uruar sukses Romës.
“Faleminderit për mënyrën se si më pritet dhe për emocionet që më dhuruat”, ka shkruar Kumbulla.
“E sigurt është se nuk do t’i harroj kurrë. I uroj klubit dhe tifozëve të mrekullueshëm të skuadrës që ta mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë”, ka theksuar mbrojtësi shqiptar.