“Është koha e duhur që Interi t’i prish planet Juvës”

“Është koha e duhur që Interi t’i prish planet Juvës”

Legjenda e Interit, Andy Brehme mendon se është koha e duhur që skuadra “Nerazurre” të përballet me Juventusin.

Inter dhe Juventusi do të ballafaqohen këtë fundjavë në garën e zjarrtë për kreun e tabelës.

Brehme beson se Interi mund t’i japë fund planeve të Juves për të qenë një sfidues titulli në garën për titull të kampionit.

“Patjetër një fitore do t’i japë fund shpresave të Juves”, ka thënë Brehme.

“Unë mendoj se është koha e përsosur për të mposhtur Juventusin në ‘San Siro”’, ka theksuar ai.

I pyetur për sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez, i cili po bën një sezon të madh me Interin, ai tha se mezi pret ta sheh yllin argjentinas të luajë çdo javë në fanellën e Interit.

“Mezi pres ta shoh atë të luajë çdo javë për Interin. Unë jam një tifoz i madh i tij”, ka pohuar Brehme.

Share This