Messi vetëm shtatë minuta në fushë e Ronaldo asnjë te “Vallëzimi i fundit”
Lionel Messi ka hyrë si zëvendësues në minutën e tetëdhjetë e tretë, por nuk ka mundur të bëjë asgjë për të ndaluar Al Nassr që pa Ronaldon e ka mposhtur Inter Miami 6-0.
Ndeshja e quajtur ndryshe edhe “Vallëzimi i fundit” pasi ishte një mundësi për t’i parë edhe një herë duke u ndeshur dy fituesit e shumëfishtë të Topit të Artë ishte në kuadër të një turneu miqësor.
Tifozët kishin shpresuar shumë të shihnin dy futbollistët më të famshëm në botë duke u përballur, por ata për shkak të shqetësimeve të ndryshme fizike nuk kanë mundur t’i realizojnë pritjet e tyre.