Messi-Barça, kontrata e parë në një pecetë, ja sa vlen
Ndoshta do të jetë peceta më e shtrenjtë në botë, e nxjerrë në ankand me një çmim fillestar që do të kalojë 300 mijë euro dhe që mund të dyfishohet në momentin e shitjes, duke kaluar 600 mijë.
Është mbajtur në një kasafortë prej vitesh dhe ka një vlerë shumë të lartë për çdo koleksionist sportiv, sepse në të është nënshkruar kontrata e parë e Lionel Messit.
Njeriu që do të bëhej një kampion ikonë gjatë njëzet viteve të ardhshme ishte vetëm 13 vjeç në atë kohë, por konsiderohej i gatshëm për të veshur fanellën e Barcelonës.
Pikërisht me këtë rast, gjatë një dreke që u zhvillua më 14 dhjetor 2000 në Reial Societat de Tennis të Montjuïc (një klub sportiv i vendosur pikërisht në kodrën Montjuïc në Barcelonë), drejtori teknik i Barçës Carles Rexach dhe dy përfaqësuesit e futbollistit shumë të ri argjentinas, Josep Maria Minguella dhe Horacio Gaggioli – të cilët që nga ai moment do të mburren gjithmonë se kanë zbuluar talentin e Pulce – nënshkruan marrëveshjen për mbështetjen e parë të dobishme.
Largpamësia e Horacio Gaggiolit nuk u pasqyrua vetëm në vetë marrëveshjen, por edhe në atë që ajo pecetë mund të kishte vlerë ndër vite. Nuk është rastësi që trashëgimia u kornizua dhe u ruajt me xhelozi në një kasafortë në shtëpinë e tij në Andorra, me premtimin se nuk do ta dhuronte kurrë, derisa u krijua rasti me shtëpinë britanike të ankandeve Bonhams.
Fillimisht mendohej se vendi më i mirë për pecetën ishte Muzeu i Barcelonës (“Do të doja ta shihja pranë Topit të Artë të fituar nga Messi”, tha dikur Gaggioli) por opinioni publik katalanas është ende i ndarë për historinë e ato vite. Në atë kohë, shumë kritikuan punësimin e kampionit për shkak të problemeve të tij me rritjen. Edhe pse klubi vendosi të mbulonte më pas shpenzimet mjekësore, shumë mbetën skeptikë edhe brenda klubit.
Ankandi do të zhvillohet mes 18 dhe 27 marsit. Për ekspertët, peceta do të ketë një vlerë edhe më të madhe, pas suksesit të Argjentinës në Botërorin e luajtur në Katar.