Kumbulla flet për herë të parë si lojtar i Sassuolos: Mezi pres të luaj, jam gati

Kumbulla flet për herë të parë si lojtar i Sassuolos: Mezi pres të luaj, jam gati

Marash Kumbulla është gati për aventurën e re. Mbrojtësi i Shqipërisë u largua nga Roma në formë huazimi, për të fituar më shumë minuta te Sassuolos.

“I lumtur të vesh këtë fanellë dhe të filloj këtë aventurë të re! Qëllimi është të ndihmoj klubin të ketë një gjysmë të dytë të sezonit sa më të mirë. Mezi pres të futem në fushë dhe të luftoj për këto ngjyra. SHKOJMË”, shkruan ai në rrjetet sociale.

23-vjeçari ka kaluar një periudhë të vështirë, ku për shkak dëmtimi, ka qëndruar jashtë fushave të blerta për një periudhë të gjatë.

Më parë, Kumbulla ka luajtur edhe për Veronën.

Share This